Flitej shumë gjatë kësaj merkatoje se Berat Gjimshiti ishte shumë pranë firmës me klubin turk të Beshiktashit. Mbrojtësi kuqezi nuk ishte një titullar statik në formacionin e Gasperinit te Atalanta dhe kjo gjë e detyroi të shqyrtojë të gjitha ofertat e mundshme.
Oferta më e kënaqshme financiare ishte ajo e Beshiktashit, skuadër e cila ishte e gatshme të paguante 500 mijë euro për kartonin e tij, si dhe t’i plotësonte kërkesat financiare mbrojtësit kuqezi.
Por ndeshja e së mërkurës mes Atalantës dhe Juventusit i ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonin mbrojtësi 25-vjeçar, i cili bëri një ndeshje të shkëlqyer. Agjenti i Gjimshitit tha pas ndeshjes se lojtari i tij vlen 10 milionë euro, shumë kjo që nuk mund të paguhet kurrsesi nga klubi turk.
E si pasojë, tratativat mes dy palëve u ndërprenë dhe Gjimshiti vazhdoi karrierën e tij te Atalanta. Një sfidë e shkëlqyer përballë Juventusit dhe vetë yllit portugez, Kristiano Ronaldo, ka bërë që tifozët e Atalantës dhe mediat italiane të kenë një opinion ndryshe për Gjimshitin, të cilin tahsmë e quajnë si “gjiganti” i mbrojtjes së zikaltërve nga Bergamo.