Abazaj duhet të tregojë sa vlen, vendoset e ardhmja

Kristal Abazaj u kërkua gjatë kësaj vere nga dy klube në huazim. Fillimisht Lokereni shfaqi interesim për sulmuesin anësor të kombëtares, ndërkohë që ditën e fundit të merkato doli në skenë edhe  Sint-Truidense VV.

U prit me interes të mësohej ndonjë e re mbi transferimin e Abazaj, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk erdhi njoftimi i shumëpritur. Sulmuesi do të mbetet pjesë e Anderlehtit dhe sikurse raportojnë mediat në Belgjikë, ai dhe disa lojtarë të tjerë të cilët nuk u sistemuan dot do të aktivizohen me ekipin e dytë.

Kjo ka të mirat dhe të këqijat e saj. Për shembull Abazaj do të jetë në klub dhe nëse bën progres, atëherë stafi teknik mund ta katapultojë në ekipin e parë. Ish-futbollisti i Luftëtarit sigurisht që do të punojë shumë për t’i bindur belgët se pse paguan për të plot 750 mijë.

Mbi të gjitha ai do tentojë të bindë veten se mund t’ia dalë të luajë edhe në një kampionat të fortë. Për momentin deri në verë do të mbrojë ngjyrat e Anderlehtit, më pas të ardhmes nuk i dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online