Bylis serioz, e mbyll merkaton me goditje dyshe

Byliis kërkon me çdo kusht Superioren, ndaj edhe gjatë muajit janar drejtuesit e klubit kanë ndërhyrë fuqimisht në merkato. Afrime të shumta në çdo repart, ndërkohë që edhe janë huazuar lojtarë të rinj për t’u rritur.

Ditën e sotme në listën e federimeve është shtuar sulmuesi Saliou Guindo, i cili në verë iu bashkua Skënderbeut. Në Korçë nuk bindi, por ballshiotët besojnë se mund t’i bëjë punë skuadrës së tyre në të Parën. Gjithashtu presidenti Kapllanaj ka menduar të blindojë edhe mbrojtësin Stivian Janku, i cili më parë ka qenë pjesë Partizanit dhe Luftëtarit.

“Mbyllim merkaton me rinovimin e mbrojtësit Stivian Janku,  i cili është në pronësi të klubit tonë, ashtu si dhe sulmuesi nga Mali, Saliu Guindo pjesë e Skënderbeut në pjesën e parë të sezonit në Superiore! Kartonët e të dy lojtarëve i ka Bylisi”, njofton klubi ballshiot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online