Derbi milanez për Belotin, por çmimi po bëhet absurd

Interi kërkon një sulmues të rëndësishëm dhe Andrea Beloti i Torinos mbetet synim madhor, por jo me çmimin aktual, sepse Torino kërkon 100 milionë euro. Kjo bën që për momentin klubi zikaltër të qëndrojë në pritje, sepse merkatoja sapo ka nisur dhe deri në korrik a gusht shumë gjëra do të ndryshojnë.

Ndërkaq, në garë është futur edhe Milani, që kërkon një emër të madh për sulmin dhe nëse nuk arrin të blejë Moratan nga Reali, do të tentojë gjithçka për gjithçka me Torinon.

Sipas La Stampa, klubi kuqezi është gati të ofrojë të paktën 60 milionë euro, duke shtuar edhe një nga Lapadula, Niang ose Bertolaçi.

Presidenti i Torinos për momentin nuk jep asnjë përgjigje dhe do të presë me qetësi, me shpresën e një ankandi, sepse kërkon 100 milionë, por kjo shifër është absurde dhe asnjë klub nuk ka ndërmend as t’i afrohet, përtej spekulimeve mediatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online