Revolucion te Teuta, ikën edhe kapiteni

Përfundimi i sezonit, me një mbijetesë shumë të vuajtur, ka bërë që Teuta të nisë një revolucion në skuadër dhe tashmë shumë lojtarë e kanë mbyllur aventurën durrsake. Disa janë të panevojshëm, por disa të tjerë largohen me dëshirën e vet, për të kërkuar një aventurë të re.

Një prej atyre që kanë vendosur të provojnë diçka të re, ndoshta edhe jashtë Shqipërisë, është kapiteni Rustem Hoxha.

Mbrojtësi 25-vjeçar nga Durrësi, i rritur te Teuta, ku ka luajtur thuajse gjithë karrierën, ka qenë një pikë kyçe në 3 sezonet e fundit, duke qenë titullar fiks në prapavijën durrsake.

Në sezonin e fundit Hoxha luajti 27 ndeshje si titullar në Superiore, ndërsa tani ka mbyllur llogaritë me Teutën, duke njoftuar vetë në rrjetet sociale.

“Hapat e parë në futboll me Teutën i nisa..Me Teutën u rrita e u formova!

Për plot 9 vite fanella e Teutës më ka dhuruar emocione pa fund, por tani erdhi momenti të kërkoj për një eksperiencë të re ..

Falënderoj të gjithë drejtuesit për mbështetjen që më kanë dhënë deri tani! Një falënderim i veçantë është për tifozët e D.E.D., që na kanë mbështetur në çdo situatë!

Do jeni gjithmonë në zemrën time!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online