Derbi i Madoninës dhe çështja “Ikardi”, Panuçi flet në prag të Inter-Milan

Derbi i Madoninës është në program për t’u luajtur këtë javë, ku Milani dhe Interi do të përballen në mitikun “San Siro”. Si një ish-lojtar i të dyja ekipeve, trajneri ynë i kombëtares, Kristian Panuçi, nuk i ka shpëtuar mediave, ku është pyetur në “Radio Uno” rreth derbit si dhe situatës që po kalon Interi.

DERBI I MADONINËS – “Është një ndeshje për t’u parë. Milani është më mirë për momentin, por një ekip i plagosur ndonjëherë bën gjënë e duhur. Kështu që nuk e di kush mund të jetë favorit.”

ÇËSHTJA IKARDI – “Po ta dinim se çfarë është thënë mes tyre kur ka lindur debati atëherë do të flisnim ndryshe dhe më saktë. Gjithsesi, kjo çështje është një goditje e rëndë për të gjithë botën e Interit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online