Dënim shembullor për Duglas Kostan, nuk luan ndaj rivalëve kryesor

0

Duglas Kosta u bë protagonist i fundjavës që sapo lamë pas me gjestet josportive që kreu ndaj lojtarit të Sasuolos Di Françesko. Braziliani fillimisht e goditi me bërryl sulmuesin italian dhe pak çaste më vonë e pështyu në fytyrë.

Falë ndërhyrjes së VAR-i, gjyqtari i takimit e ndërshkoi 28-vjeçarin me një karton të kuq. Por, braziliani nuk ia hedhur vetëm më kartonin e kuq, pasi tani komisioni i ligës italiane la vendosur që ai të ndëshkohet me katër ndeshje pezullim.

Kosta do të humbasë ndeshjet ndaj Frozinones, Bolonjës, Napolit dhe Udinezes. Një dënim që erdhi në momentin më të papërshtatshëm, pasi sulmuesi i krahut po kalonte një formë shumë të mirë si me Juventusin, por edhe me kombëtaren braziliane.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.