Dëmtimi i Ronaldos, Kanselo “i vë vulën”

0

Pasi ka mundur Milanin me një përmbysje fantastike në kampionat, Juve e ka mbyllur praktikisht kampionatin dhe tani e tutje mendon vetëm për Champions League, fiksimi i madh i klubit.

Të mërkurën Bardhezinjtë do të vizitojnë Ajaksi dhe trajneri Maks Alegri do të hedhë në fushë me të mirët, sepse praktikisht janë të gjithë gati.

Mbrojtësi Zhoao Kanselo mungoi ndaj Milanit për një dëmtim në pulpë, por është riaftësuar plotësisht: “Jam mirë, kisha një dëmtim të lehtë dhe për këtë mungova në dy ndeshjet e fundit, por tani jam gati të luaj që në Amsterdam”.

Dilema e madhe quhet Kristiano Ronaldo, por bashkëkombësi i tij qetëson të gjithë: “Po stërvitet dhe do të bëjë gjithçka për të luajtur të mërkurën. Mendoj se do grumbullohet, pastaj a do jetë titullar do ta vendosë trajneri”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.