Benzema ndryshon planet e Zidan, devijon merkato e Realit

 

Drejtuesit e Real Madrid po përgatiten për revolucionin e merkatos së verës. Emrat e preferuar të Zinedin Zidan tashmë dihen nga të gjithë. Hazard dhe Pogba janë më të përfolurit, por ende nuk ka dalë një emër përsa i përket majës së sulmit.

Vitin e kaluar Perez bëri çmos për të transferuar në Madrid Robert Levandovskin. Polaku tashmë duket një histori e mbyllur, pasi Bajerni s’ka ndërmend ta lëshojë madje, po përgatitet një kontratë rinovimi.

Zgjidhja për këtë repart nuk ndodhet gjetkë në Europë, por në grupin aktual të Realit. Bëhet fjalë për francezin Karim Benzema, i cili po kalon një formë të shkëlqyer. Sulmuesi i  lindur në Lion po zhvillon sezoni ne 10-të me fanellën “Los Blancos”.

Këtë edicion Benzema ka shënuar 26 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa vitin e kaluar ai gjeti në total vetëm 12 herë rrugën e rrjetës. Sulmuesi 31-vjeçar ia kalon edhe Kristiano Ronaldos, i cili deri më tani ka shënuar dy gola më pak se ish-kolegu i tij.

Kjo formë e shkëlqyer po bind trajneri Zidan dhe presidentin Perez për t’ia besuar edhe për një sezon majën e sulmit Benzemasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online