Ylli portugez, Kristiano Ronaldo ishte itullar në takimin mes Portugalisë dhe Serbisë, i vlefshëm për kualifikueset e “Euro2020”. Sulmuesi i Juventusit ishte i pafat, pasi u largua nga fusha e lojës vetëm pas 30 minutash lojë, për shkak dëmtimi.
Dëmtimi i Ronaldos nuk aspak një lajm i mirë për Juventusit, që synon t’i shkojë deri në fund Ligës së Kampionëve, por faqja zyrtare e “Zonjës” ka qetësuar tifozët, pasi ka nxjerrë një deklaratë ku ka bërë publike gjendjen fizike të yllit portugez.
“Pasi u largua për shkak dëmtimi nga fusha e lojës në ndeshjen kundër Serbisë, Kristiano Ronaldo kreu analizat e para në Portugali, që treguan se ai ka një dëmtim të vogël në këmbën e tij të djathtë. Gjendja e tij fizike do të monitorohet me kujdes dhe brenda pak ditësh, do të rikthehet në aktivitet të plotë”, shkruhej në deklaratën e faqes zyrtare të Juventusit.