Lajme te mira, Telushi kryen me sukses operacionin në mushkëri

Bruno Telushi ka kryer një operacion në mushkëri, për shkak se ka pasur ajër për shkak të përplasjeve të shumta në fushën e lojës. Mesfushori i Partizanit u largua nga fusha e lojës në pushimin mes pjesëve kundër Teutës, për t’u larguar urgjentisht me ambulancë drejt spitalit.

Sot, klubi i kuq ka njoftuar se Telushi e ka kaluar me sukses këtë operacion dhe do të rikthehet në fushat e lojës më shpejt seç ishte parashikuar. Njoftimi i klubit të Partizanit:

“Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri për Bruno Telushin. Mesfushori i kuq i cili u dëmtua në takimin ndaj Teutës, i është nënshtruar sot operacionit, ndërhyrje e cila është kryer në ambjentet e spitalit “Amerikan 3” në Tiranë. Përgjatë gjithë këtyre ditëve titullari i ekipit ka qënë në kujdesin e stafit mjekësor të spitalit Amerikan, të cilët pasi kanë monitoruar gjendjen e tij shëndetësore kanë vendosur të bëjnë një ndërhyrje në mushkëri.  Falë këtij operacioni, i cili ka rezultuar i suksesshëm koha e rikuperimi të Telushit pritet të jetë më e shpejtë nga sa parashikohej dhe tashmë mesfushori i kuq do të ndjek një program të veçantë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online