Dëmtimi i Firminjos, Klop tregon nëse luan kundër Barcelonës

0

Liverpuli luan sot në mbrëmje përballë Hadërsfilldit në “Anfield Road”, një sfidë që duhet fituar që ëndrra titull të mbetet gjallë. Në këtë takim të rëndësishëm, Klop do të bëjë pa shërbimet e yllit të skuadrës, Roberto Firminjo.

Sulmuesi kryesor i të kuqve nuk është grumbulluar nga Klop për shkak dëmtimi. Sa i takon gjendjes së numrit 9, tekniku gjerman tha: “Në stërvitje, shfaqi një problem muskulor.

Nuk donim të rrezikonim sot me gjendjen e tij, por nuk është ndonjë gjë e madhe. Kundër Barcelonës, besoj se do të jetë gati”, u shpreh Klop. Për Liverpulin në këtë takim, do të jetë në stol Çambërlejn, i cili është riaftësuar pas dëmtimit 2-vjeçar dhe është gati për të luajtur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.