Sanço do të largohet, Dortmundi e zëvendëson me një të panjohur

Borusia e Dortmundit po shikon me kujdes sulmuesin nigerian, Henri Oniekuru, si pasuesi i Xhejdon Sanço. Sipas “Sporx”, lojtari i Evertonit është objektivi primar i verdhezinjve gjermanë.

Sanço me shumë gjasa do të largohet nga Borusia e Dortmundit, pasi me formën që po kalon këtë sezon, vështirë se skuadrat “big” do ta lënë të qetë dhe gati gjysma e Europës synon firmën me 18-vjeçarin e talentuar anglez.

Prandaj drejtuesit e Dortmundit kanë filluar të ndjekin me interes Oniekurun, një emër që mund të quhet i panjohur në futbollin europian. 21-vjeçari është në pronësi te Evertonit. Sezonin e shkuar, ka luajtur i huazuar te Anderlehti, ndërsa këtë sezon, po bën ndeshje të shkëlqyera me skuadrën e Gallatasaj në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online