VIDEO | Superclasico në Libertadores, derbi më i çmendur

Kupa e Libertadores ka një finale të çmendur, një derbi mes River Plejt dhe Boka Zhuniors. Këta të fundit kanë arritur të barazojnë 2-2 në ndeshjen e dytë me Palmeirasin dhe tanimë do të kërkojnë të fitojnë trofeun më të madh për klube në Amerikën Latine.

Boka Zhuniors kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 2-0 falë dy golave të shënuar nga Dario Benedeto, ndaj edhe ishin favoritë për t’u kualifikuar në finale. Një betejë në fushë, teksa që në fillim brazilianët kërkuan golin e avantazhit.

Në minutën e 10-të Bruno Henrike shënoi, por pas ndërhyrjes së Var goli u anulua për pozicion jashtë loje. Tre minuta më pas argjentinasit patën pretendime për një gol në favorin e tyre, por për arbitrin topi nuk e kishte kaluar plotësisht vijën fatale.

Pavon më pas nuk arriti të shfrytëzonte një mundësi të mirë, duke e dërguar jashtë. Gjithsesi ishte Abila që nuk gaboi në minutën e 18-të dhe tifozët e Boka Zhuniors shpërthyen në festë. Iniciativa më pas i takoi djemve të Palmeiras, që iu afruan golit. Gjithsesi pjesa e parë u mbyll 0-1.

Edhe e dyta nisi me dominimin e brazilianëve. Portieri Rosi u bë shpëtimtar fillimisht, por në minutën e 54-t nuk e ndaloi goditjen e Luan dhe rezultati u barazua në 1-1. Palmeiras vijoi të sulmonte dhe pas pesë minutash fitoi një 11-metërsh.

Gomez u tregua i ftohtë para portës dhe kaloi në avantazh Palmeirasin, ndërkohë që epërsia mund të ishte rritur pak minuta më pas. Gjithsesi Benedeto ishte ai që u dha fund shpresave të braziliane, pasi me një goditje nga jashtë zone arriti të shënonte golin e barazimit për Boka Zhuniors. Në fund të 90 minutave argjentinasit festuan kalimin në finale dhe do të kërkojnë triumfin në derbin e çmendur kundër River Plejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online