Dejvis përgatit për Bajernin: Po mësoj gjermanisht, Champions-i një ëndërr

Përforcimi i parë i Bajernit të Mynihut në merkaton e janarit do të jetë sulmuesi i “Vancouver Whitecaps” Alfonso Dejvis. Marrëveshja e transferimit të lojtarit u arrit që në muajin qershor për shumën e 10 milionë eurove, por FIFA nuk lejon që ai të luajë në Europë pa mbushur 18-vjeç (i mbush më 2 nëntor).

Në një intervistë për faqen zyrtare të kampionëve të Gjermanisë, Dejvis ka shprehur se mezi po pret kalimin në Bundesligë dhe se aktivizimi në një ndeshje të Champions do të ishte një ëndërr e vërtetë për të.

“Kam filluar të përgatitem për jetën në Gjermani. Kam bërë disa seanca kursi gjermanishteje.  Dua të tregoj se jam i vlefshëm për Bajernin. E di që s’do ta kem të lehtë. Objektivi im i parë te Bajerni është që të marr minuta”.

“Mezi po pres të luaj në Champions League. Ai që e ka krijuar këtë kompeticion i duhet hequr kapelja. Qëkur kam qenë fëmijë mezi prisja ta dëgjoja himnin  e ndeshjve të Champions-it”, tha 17-vjeçari kanadez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online