Daniele De Rosi ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e vuajtur që ekipi verdhekuq siguroi në transfertën e veshtirë ndaj Torinos. Vështirë të besohet se kapiteni 35-vjeçar ka debutuar plot 17 vite më parë me klubin e qytetit të tij.
Kontrata e mesfushorit mbaron në fund të këtij sezoni, por palët po punojnë për një rinovim 1-vjeçar. Drejtuesit e Romës besojnë se kapiteni mund të japë akoma për klubin dhe marrëveshja mund të finalizohet brenda këtyre javëve.
Gjithsesi kontrata e re e ka një kleçkë. De Rosi do i duhet të pranojë një pagë të përgjysmuar, diçka që e ka bërë dhe dy vite më parë kur pranoi një rinovim 2-vjeçar që ia uli pagën nga 6 milionë euro (më i paguari në skaudër asokohe) në tre milionë euro që përfiton aktualisht. Një rast dështimi të marrëveshjes, një opsion tjetër ështe dhe varja e këpucëve në kampionatin amerikan.