“De Rosi nuk është paqësor, ju tregoj pse më shkarkoi Roma!”

Një legjendë si Zdenek Zeman ka drejtuar ekipin e Romës dy herë në periudha të ndryshme. Çeku ka kaluar eksperiencën e parë në vitet 1997-1999, për t’u kthyer më pas në shkurt të 2012 dhe shkarkuar vetëm tetë muaj më pas. Arsye që nuk u morën kurrë vesh plotësisht. 72-vjeçari është rikthyer të flasë për periudhën e rikthimit te Roma.

Ai shprehet se arsyeja e shkarkimit të tij ishte një deklaratë në media, ku kërkoi më shumë rregulla dhe disiplinë. Zeman më pas komenton edhe marrëdhënien me De Rosin dhe Totin. Këtë të fundit e përshkruan si punëtor dhe shprehet se stërvitej vazhdimisht. Sipas ish-trajnerit, De Rosi shpenzonte kohë nëpër qendra masazhi dhe kishte probleme jashtë fushës.

SHKARKIMI- “Klubi përdori rezultatet e dobëta si arsyen e shkarkimit tim, por unë e çova Romën në finalen e kupës. Bëmë një ndeshje të madhe kundër Milanit, ku arritëm t’i shënonim katër gola. Ajo sfidë më ka dhënë emocione të mëdha. Jam natyrë që punoj shumë, por kishte shumë njerëz brenda klubit që nuk e kishin me qejf këtë. Drejtuesit më shkarkuan sepse thashë publikisht se duheshin vendosur rregulla të rrepta.”

DE ROSI- “De Rosi nuk po luante mirë në atë periudhë. Nuk e di nëse ishte faji im apo i atij. Në vend të trajnimit kalonte kohë në shtretërit e masazhit. Nuk isha mësuar me këtë sepse mendoja se profesionistët stërviten në fushë. Megjithatë, është një problem i përgjithshëm. Toti stërvitej vazhdimisht. Nuk e di, ndoshta masazheri personal i tij ishte më i mirë. Mendoj se De Rosi kishte probleme dhe jashtë fushës. Ai nuk ishte një person paqësor”, përfundoi Zeman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online