De Ligt: Tani jemi ne favoritët, luajmë për tre trofe!

Kapiteni i Ajaksit, Matijs De Ligt, ka thënë sot për mediat holandeze se të qenurit favorit për të kaluar në finalen e Champions League, ka shtuar presionin, por sipas tij kjo gjë nuk duhet të ndikojë për keq te skuadra holandeze. Në fjalën e tij, mbrojtësi 19-vjeçar tha:

“Sipas fjalëve që po thuhen, ne jemi tashmë favoritë kundër Totenhemit, por sigurisht që nuk ishin përballë Real Madridit dhe Juventusit. Kur fillon të ndiesh presionin, duhet të fitosh. Jemi shumë të fokusuar dhe do ta përqafojmë idenë e të qenurit favorit.

Ne jemi ende në garë për tre trofe. Të gjithë jemi të motivuar për të vazhduar përpara. Nuk kemi kohë për pushime. Kemi pasur ditë mjaftueshëm rikuperimi dhe përballë Uillem II, nuk kemi pse të ruajmë rezerva”, u shpreh kapiteni i Ajaksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online