Matis De Ligt debutoi më 21 shtator të 2016-ës me fanellën e Ajaksit. Një muaj e gjysmë më parë kishte mbushur 17-vjeç dhe i ishte thënë shpesh se duhej treguar i duruar, pasi gjithçka kërkon kohën vet. Por, për qendërmbrojtësin e ri rruga drejt majës do të kalonte sa hap e mbyll sytë.
Iu deshën pak javë për të bindur trajnerin Piter Boz dhe mori një vend titullari përballë futbollistëve me shumë eksperiencë. Ndërkohë, pak muaj më vonë debutoi me kombëtaren Holandës. Sezonin e ardhshëm iu besua shiriti i kapitenit edhe pse vetëm 18-vjeç.
Tani është në sezonin e tij të tretë me ekipin e parë të Ajaksit dhe ofertat nga klubet “BIG” nuk po mungojnë. Fansat e Ajaksit të Amsterdamit e kanë parë shumë herë këtë film dhe e dinë shumë mirë që nuk do ta shohin për shumë kohë në kryeqytet, ashtu siç ka ndodhur me shumë talente të tjerë. Por, ndoshta ky mund të jetë një lojtar unik.
Dje, menjëherë pas fitores historike 3-0 ndaj Gjermanisë, ku ishte ndër më të mirët e “tulipanëve”, De Ligt u mor në intervistë nga një gazetar holandez, i cili e ngacmoi mbi një pyetje për kalimin në një ekip elitar evropian: Cilin klub preferon: Mançester Sitin apo Barcelonën? Përgjigja e 19-vjeçarit ishte e shpejtë dhe befasuese: Ajaksin!
Reporter: "Which club do you prefer: Manchester City or Barcelona?"
Matthijs de Ligt: "Ajax" pic.twitter.com/lRfImdNiDW
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) October 14, 2018
Me këtë përgjigje me siguri që ia ka rrëmbyer zemrën çdo tifozi të Ajaksit, por edhe më gjërë në planet, pasi në futbollin modern lojtarët besnik janë në zhduke. Gjithsesi vështirë se Ajaksi do ta bllokojë karrierën e këtij talenti të destinuar për të luajtur në majën e futbollit botëror.