De Jong nuk mjafton, Barça në sulm për yllin belg

Barcelona pak ditë më parë zyrtarizoi blerjen e Frenki De Jong nga Ajaksi i Amsterdamit, ku mesfushori i talentuar holandez do të bashkohet me katalanasit sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, pavarësisht blerjes së 21-vjeçarit, ekipi blaugrana duket se kërkon ende përforcime për mesfushën.

Synimi i radhës, siç raportohet nga mediat në Spanjë, duket se është përsëri një nga yjet e rinj të mesit të fushës. Bëhet fjalë për Juri Tilemans, i cili luan për Monakon. Belgu u ble në verën e vitit 2017 nga Anderlehti për plot 26 milionë euro.

Rritja e 21-vjeçari ka qënë me hapa galopant, ku pavarësisht se Monako aktualisht po përjeton një ndër sezonet më të këqija, rendimenti i Tilemans ka qenë fantastik. Barcelona duket se është impresionuar së tepërmi nga belgu dhe pritet që të bëjë një ofertë, ku synimi kryesor është që ta sigurojë për sezonin e ardhshëm transferimin e talentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online