Dermaku i shkëlqyer, asist vendimtar në Verona (VIDEO)

Kastriot Dermaku tashmë nuk ka më nevojë për reklamë dhe për vëzhgim, sepse e ka treguar vlerën e tij dhe fakti që është lojtar kyç për Kozencën edhe në Serinë B italiane është prova më e mirë për këtë.

Mbrojtësi 27-vjeçar është ndër lojtarët më të aktivizuar në Serinë B, me 19 ndeshje në formacion nga 20 javë kampionati, ndërsa rendimenti i tij ka qenë gjithnjë shumë i lartë.

Në 8 ndeshjet e fundit Kozenca ka humbur vetëm një herë dhe mbrojtja ka qenë reparti më i mirë, duke shfaqur një përmirësim konstant edhe për faktin se portieri Perina po i jep siguri gjithë ekipit.

Sot Kozenca regjistroi ndeshjen e pestë rresht pa humbje, duke marrë një barazim të shkëlqyer 2-2 në Verona, në një ndeshje mjaft të vështirë.

Verona pretendente për kthim në Serinë A kryesoi deri në 2-0, por realisht ai rezultat ishte gënjeshtar dhe në minutat 81 e 85 Kozenca shënoi 2 gola mëse të merituar.

Vendimtar pikërisht Dermaku në golin e barazimit, sepse qendërmbrojtësi i kombëtares shkoi në zonën kundërshtare për të ndihmuar sulmin në një goditje këndi dhe dha pasimin final për autorin e golit Ida.

Një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, sepse me lojtarë si Veseli, Gjimshiti e Dermaku, pa harruar Mavrajn, është mëkat nëse Panuçi ankohet që nuk kemi mbrojtës cilësorë në qendër, apo që nuk po luajnë rregullisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online