Korabi nuk u ndahet të rinjve, firmos edhe një

Korabi e ka fokusin te lojtarët e rinj dhe së fundmi është nënshkruar për tre vite më një element që dibranët e konsiderojnë me perspektivë. Ai është i riu Ylber Muça, i cili luan në të majtë të mbrojtjes dhe mesfushës.

“Sot klubi dhe Ylber Muça kanë arritur marrëveshjen dhe lojtari është në shërbim të klubit për 3 vitet e ardhshme. Dibrani vjen nga radhët e Mjeshtrisë Sportive “Loro Boriçi”, ku për 4 vite është aktivizuar me Shkendija Tiranë U17&U19. Muça luan si mbrojtës dhe mesfushor i majtë. Klubi i uron mirëseardhjen dhe suksese në vijim”, thuhet në njoftimin e dibranëve.

Trajneri Dorian Bubeqi do të ketë një forcë më shumë në dispozicion dhe ky është një lajm i mirë. Deri në fund të kampionatit do të duhet kontributi i të gjithëve, ndaj edhe një grup sa më i plotë është i rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online