De Jong “asist” për kapitenin: Unë u qetësova, tani radha e De Ligt

0

Në fundjavë Ajaksi dhe Herenveni zhvilluan një sfidë spektakolare mes tyre në kampionat. Përballja u mbyll në barazim 4-4, ndërsa mbrëmë Ajaksi nuk fali në kupë dhe mposhti Herenvenin me rezultatin 3-1. Frenki De Jong ishte ndër më të mirët në fushë dhe në përfundim të ndeshjes u ndal të fliste për kapitenin dhe shokun e tij, Matijs De Ligt.

Të dy janë të rinj, të talentuar dhe ndër më të kërkuarit në merkato. De Jong e ndau mendjen dhe firmosi me Barcelonën. Ai do të mbyllë sezonin me “shigjetarët” dhe në verë do të transferohet në ekipin e Leo Mesit.

Shumë klube interesohen dhe për De Ligt, por kapiteni 19-vjeçar nuk ka vendosur ende për të ardhmen. De Jong bën shaka me mbrojtësin dhe e fton atë të flasë për të ardhmen e tij.

De Jong (m) dhe De Ligt (d)

Unë jam i qetë tani dhe është radha e De Ligt për të vendosur për klubin e ri”, flet duke buzëqeshur 21-vjeçari për “Fox Sports”. De Ligt merr fjalën dhe befasohet kur gazetari i tregon listën e gjatë të klubeve që interesohen për shërbimet e tij.

Është kënaqësi për mua fakti që 10-12 klube duan të firmosin me mua, ndoshta duhet të të punësoj si agjentin tim”, i drejtohet kapiteni gazetarit me humor. De Ligt vazhdon më tej, por nuk di akoma se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Të shohim se çfarë do të ndodhë. Për momentin po luaj me Ajaksin dhe nuk e kam mendjen tek e ardhmja. De Jong te Barcelona? Jam i lumtur për të, u lumturova shumë kur mora vesh lajmin. Frenki ka përballuar këtë situatë shumë mirë dhe nuk mendoj se ai e vret mendjen për faktin që nuk do të flitet më për të… Unë të Barça me De Jong? E vetmja gjë që di është fakti që për momentin luaj me Ajaksin”, përfundon Matijs De Ligt, kapiteni dhe ylli i mbrojtjes së gjigantit holandez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.