Foto: Vlerësohet Sherif Kallaku, më i miri i… dhjetorit

Sherif Kallaku po bën një sezon të mirë. Nuk mund të konsiderohet një zbulim, pasi një vit më parë debutoi me gol në Superiore me fanellën e Laçit. Mesfushori nga Fushë-Kruja gradualisht po kthehet në një lider për Teutën dhe vitin e shkuar e mbylli në mënyrën e duhur: realizoi ndaj kurbinase golin që shmangu humbjen e skuadrës së tij.

Paraqitja e tij me Partizanin gjithashtu la mbresa te tifozët dhe te specialistët, ndërkohë që së fundmi gazetarët sportivë kanë vendosur t’i japin edhe vlerësimin si “Lojtari i Dhjetorit”. Shoqata “Sporti na bashkon” unanimisht ka vlerësuar Kallakun për paraqitjen e tij gjatë muajit të 12-të të vitit të shkuar.

Sot mesfushori ka marrë edhe çmimin dhe normalisht ndihet i vlerësuar. Kallaku këtë sezon është aktivizuar në 16 ndeshje me durrsakët në kampionat, ndërkohë që në fillim mungoi për shkak të një dëmtimi. Ai ka dhënë kontributin e tij për Teutën, duke realizuar tre herë.

Golat e tij kanë qenë të rëndësishëm, teksa i ka dhënë tre pikët skuadrës së tij me Luftëtarin, ka zhbllokuar ndeshjen me Kastriotin dhe me Laçin i dha një pikë skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online