De Brujne kthehet, shkëlqen dhe… dëmtohet!

Mançester Siti ka marrë një lajm shqetësues këtë të enjte, pasi mesfushori Kevin De Brujne ka pësuar një dëmtim në gju në sfidën e Kupës së Ligës kundër Fulamit.

Belgu u dëmtua që në fillim të sezonit në gjurin e djathtë dhe ka vetëm pak ditë që është kthyer në fushë, por sot në ndeshjen e kupës u dëmtua sërish.

Për fat, dëmtimi nuk është në këmbën e majtë, sepse De Brujne u pa duke mbajtur gjurin e djathtë dhe duket se ishte vetëm një goditje e fortë, jo ndonjë gjë shumë serioze.

Gjithsesi, për siguri De Brujne u largua drejt dhomës së zhveshjes pa përfunduar ndeshja, ndërsa priten kontrolle më të detajuara.

Në fundjavë është derbi i Mançesterit dhe me shumë gjasa Guardiola nuk do të rrezikojë sërish me mesfushorin e vet të talentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online