Lenjani “improvizohet” sulmues, Kasami kualifikon Sionin

Sioni ka siguruar një prej biletave në çerekfinalet e Kupës së Zvicrës, pas fitores 2-1 në fushën e St. Galenit. Një ndeshje e vështirë ajo për skuadrën e Ermir Lenjanit dhe Pajtim Kasamit, e cila u kualifikua pas kohës shtesë.

Protagonist i ndeshjes për Sionin ishte Pajtim Kasami, shqiptari i natyralizuar si zviceran, i cili shënoi dy golat e triumfit. Avantazhit të sulmuesit në minutën e 47-të, St. Galen i’u përgjigj me golin e realizuar me penallti nga Sierro. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në shtesë, në minutën e 99-të, Kasami realizoi edhe rrjetën e fitores dhe të kualifikimit.

Përsa i takon Lenjanit, kuqeziu qëndroi 110 minuta në fushën e lojës, duke u zëvendësuar më pas, edhe sepse Sioni u detyrua të mbronte avantazhin. Mjaft interesant ishte fakti që lojtari i Kombëtares u aktivizua si sulmues përkrah Kasamit, si mënyrë për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij në kundërsulme.

Një tjetër lojtar kuqezi, që u aktivizua titullar ishte Egzon Binaku. Mbrojtësi qëndroi në fushë për 90 minuta, në fitoren 4-0 që Malmo regjistroi në kampionatin suedez përballë Orebros. Me këtë sukses, skuadra e futbollistit shqiptar i afrohet zonës së Kupave të Europës, ku tashmë është vetëm 2 pikë larg Hamarbit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online