Daja modest: Bëmë detyrën, tifozët na dhanë më shumë forcë

Trajneri i Skënderbeut theksoi pas ndeshjes se skuadra e tij nuk ishte aspak inferiore dhe e meritoi plotësisht kualifikimin

Ka festuar si rrallë herë në golin e dytë të Skënderbeut, sepse në përgjithësi është tip i përmbajtur, por a mund ta mbash veten në të tilla raste? Merita e kualifikimit është e të gjithëve, por ai duhet veçuar, sepse diti t’i përgjigjet në mënyrën më të mirë ekipin kundërshtar, me shumë kualitete në përbërje. Grupi iu përgjigj në mënyrën më të mirë strategjisë së tij dhe në fund gjithçka shkoi sipas parashikimit. Trajneri Ilir Daja tregoi sërish se është njeriu i duhur për Skënderbeun dhe dora e tij po ndihet gjithmonë e më shumë.

EMOCIONET – “Natyrshëm, emocionet janë të mëdha pas këtij kualifikimi. Kairati është një ekip shumë i madh, me një buxhet shumë më të madh se tonin. Kjo nuk na bën inferiorë, pasi  lojtarët e mi kanë treguar se kanë eksperiencën e duhur dhe në kompeticione të tilla japin maksimumin”.

KUNDËRSHTARI – “Na ka vënë në vështirësi, sidomos pas daljes së Sabjen Lilajt me karton të kuq. Na ka vënë në vështirësi edhe në fund të pjesës së parë. Në fund kemi lëshuar hapësirë territoriale. Bëmë gjithçka për të marrë kualifikimin dhe në fund ia dolëm”.

LOJA – “E kam thënë se nuk do të rrinim ë mbrojtje. Besoj se nuk kemi lojtarë, që të rrimë prapa. Kundërshtari fitoi gjerësinë dhe territorin e fushës në momente të caktuara dhe kjo për meritë të tyre. Megjithatë, para portës tonë nuk kishin situata të pastra goli, kështu që nuk na shqetësoi. Kjo do të thotë se e bëmë mirë detyrën”.

MLLADA – “Nuk e njoh kundërshtarin e ardhshëm, nuk e kemi parë ende, pasi ishim të fokusuar te ndeshja e kthimit me Kairatin dhe nuk mund të përqendroheshim te kundërshtari i turit të tretë. Kemi kohë të mendojmë për të”.

TIFOZËT – “Fitimi i zemrës së tifozëve është kënaqësi më vete. Në fund fare, futbolli luhet për tifozët dhe ata duhet të festojnë. Kur të mbështesin me këtë formë, sigurisht që të japin më shumë forcë. Atmosfera ishte fantastike, skuadra mori energji të jashtëzakonshme”.

MBROJTJA-PLAKU – “Një gabim edhe mund të na lejohet në 90 minuta në prapavijë. Plaku bëri punën që i kërkuam dhe e bëri mirë. Duhet t’i kthehet besimi te vetja, cilësitë i ka, por duhet të nxjerrë në pah vlerat që ai ka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online