Shënoi më shumë gola se çdokush tjetër, Ronaldo mungon në formacionin e vitit të FIFA-s

Londra ka mirëpritur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2023 nga FIFA. Organizimi më i lartë i futbollit në botë ka publikuar formacionin më të mirë të vitit, i cili është përzgjedhur nga vetë lojtarët. Porta mbrohet nga Kurtua, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Uolkeri, Stonsi dhe Diazi. Në mesfushë rreshtohen De Bryjni, Bernardo Silva dhe Bellinghemi.

Më tej, në repartin e sulmit gjenden emrat: Mesi, Mbape, Haland dhe Vinicius Xhunior. Ajo që vihet re është mungesa e emrit të Kristiano Ronaldos, pavarësisht se portugezi është lojtari që shënoi më shumë gola se çdokush tjetër në vitin kalendarik 2023./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Formacioni më i mirë i vitit 2023 nga FIFA:

Kurtua- Uoker, Stons, Diaz-Bernadro Silva, De Bryjne, Bellinghemi-Mesi, Mbape, Haland, Vinicius Xhunior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online