Befasia, Lila firmos te… Janina

Andi Lilës nuk i ndahet shpirti nga Janina, sepse nëse para pak javësh bëri zyrtar divorcin mes lotëve, tashmë është kthyer sërish aty.

Para disa ditësh Lila rrëfente: “Është pak e veçantë për mua, se sapo kthehem nga Janina. Unë përveç marrëdhënieve sportive, ndërtoj edhe marrëdhënie sentimentale me njerëzit. Me ofruan një kontratë tre-vjeçare dhe të gjithë filluan të përloteshin kur thashë jo, edhe presidenti apo edhe unë e familja ime, se ndahemi pas 5 vite e gjysmë atje, nuk ishte e lehtë. Dëshiroja një eksperiencë tjetër,  mendoj të provoj veten diku tjetër, shpresoj të bëj zgjedhjen e duhur. Unë fillimisht shoh anën sportive, pastaj atë financiare, tani shpresoj që të bëj më të mirën. Stërvitem si fëmijë, jam 31 vjeç dhe futbolli është jeta ime, kam investuar për të që fëmijë”.

Me sa duket, bisedimet e Lilës me disa klube nuk kanë shkuar sipas planeve, por pati edhe faktorë të tjerë që ndikuan në ndryshimin e planeve, sepse ka ndikuar shumë edhe vazhdimi te Janina i trajnerit Janis Petrakis.

Tani futbollisti i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, duke befasuar të gjithë, ndërsa pas firmës deklaroi shkurt: “Falënderoj presidentin dhe familjen e tij, drejtorin sportiv dhe trajnerin. I premtoj Janinës se do jap gjithmonë më të mirën time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online