Voton Halandin dhe lë jashtë Mbapenë, shihni pikët e dhëna nga Silvinjo për lojtarin më të mirë të vitit FIFA

Lionel Mesi është shpallur përsëri lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Argjentinasi grumbulloi numër të njëjtë pikësh me Halandin, por duke qenë se numëroi më tepër 5-pikësha të dhënë nga kapitenët e ekipeve kombëtare, arriti të merrte në duar trofeun. Në votim për të përzgjedhur më të mirin e vitit 2023 kanë marrë pjesë kapitenët dhe trajnerët e të gjithë skuadrave kombëtare, si dhe nga një përfaqësues i medias për secilin shtet anëtar të FIFA-s.

Sa i përket trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjos, ai ka vlerësuar me 5 pikë Erling Halandin, ndërsa të dytin me 3 pikë ka vlerësuar Mesin. Në podium, me vlerën e 1 pike të vetme, ka vend për Kevin De Bryjnin. Në treshen e tij më të mirë nuk ka vend për Kilian Mbapenë, megjithëse francezi kondiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj aktualë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online