Daja: E dominuam Kukësin, Veliu vlerë e shtuar në skuadër

Ilir Daja nuk nguroi që të përgëzonte skuadrën e tij pas fitores 2-1 ndaj Kukësit në Kamzë, duke theksuar se ishte një takim i dominuar. Për ”Supersport”, në emisionin “Gol pas Goli”, trajneri kryeqytetas analizoi përballjen me Kukësin dhe foli edhe për lojtarë të veçantë të Flamurtarit.

“E kemi dominuar kundërshtarin në pjesën më të madhe të lojës. Kemi pasur dhe situata të tjera për të shënuar, përveç golave. Në 15 minutat e fundit ka qenë iniciativa e kundërshtarit, pasi ne donim që të mbronim rezultatin. Është vazhdimësi e pjesës së parë me Teutën. Meritë e padiskutueshme është e lojtarëve. Terreni ishte i rënduar dhe duhej të sakrifikonim. Shkojmë një hap para nga ajo pjesë e parë e bërë me Teutën”.

“Në këto tre javë kemi marrë 7 pikë dhe kemi rikuperuar jo pak. Duhet që këtë lojë që bëmë sot ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Nuk mund të kënaqemi vetëm nga loja e mirë, pasi na duhet vazhdimësia”.

BUSHIÇ – “Pavarësisht se është shënuesi më i mirë i ekipit, ne nuk ia ndërpresim iniciativën dhe duam që Bushiç të bëjë dhe zgjedhje individuale. Është lojtar altruist, por do na duhet që dhe ai të shënojë e të godasë kur nuk ka pika pasimi”.

SKEMA – “Duhet të jenë disa alternativa. Kundërshtarët janë të ndryshëm dhe kërkesa nuk është njësoj si në shtëpi dhe jashtë. Do ta ruajmë si një skemë, që ta aplikojmë kur të na duhet. Të japim një shfaqje pozitive kur të na duhet”.

DEKLARATA PAS NDESHJES ME TEUTËN – “Nuk kam pasur gjë me Teutën, pasi nuk vodhi gjë dhe nuk kemi se çfarë të diskutojmë me të. Shumë kartonë në atë ndeshje kanë qenë të pamerituar. Gjyqtarët janë dorëlëshuar me kartonët, pasi ka raste kur mund të kalohet me një faull në mesfushë, si për ne dhe për kundërshtarët. Nuk kam pasur gjë me Teutën. I kemi rastet e kartonëve dhe mund t’ua tregojmë, por nuk i kemi për t’u justifikuar”.

VELIU – “Ka filluar të luajë mirë. Kemi nevojë për lojtarët me eksperiencë. Duhet t’i kërkojmë akoma dhe më shumë. Nëse do të vijojë kështu, do të jetë një forcë e shtuar për ekipin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online