VIDEO | Tirana nuk di të fitojë, përmbysje e madhe e Teutës

0

Tre pikë të arta për Teutën, sidomos kur merren me përmbysje. Durrsakët mposhtën me rezultatin 2-1 Tiranën, që shënoi e para me anë të mesfushorit Edon Hasani. Shkodranit iu përgjigj Ditmar Bicaj në 45 minutëshin e dytë të lojës, teksa realizoi një dygolësh. Qendërmbrojtësi lezhjan, edhe pse në prapavijë nuk ishte në lartësinë e duhur, i dha ekipit të tij një fitore me shumë vlera.

Një ndeshje që nisi mirë për durrsakët, por pa raste të mirë. Greca ishte ai që i pari rrezikoi, ndërkohë që iu kundërpërgjigj Latif Amadu. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28-të, kur Edon Hasani realizoi nga goditja e këndit.

Sentamu dhe Asion Daja mund të kishin dyfishuar në pjesën e parë, por pa sukses. Tirana e mbylli në epërsi të një goli. Pjesa e dytë nisi e vakët, me pak raste. Loja nuk ishte e rrjedhshme dhe vetëm nga goditjet standarde mund të vinte zgjidhja. Kështu ka ndodhur.

Bicaj pas një goditje këndi ka barazuar në të 70’, ndërkohë që dy minuta më pas me një goditje me kokë e ka detyruar portierin Ilion Lika ta nxjerrë topin nga rrjeta për të dytën herë. 2-1 dhe Tirana përpiqet të barazojë. Sentamu dhe Greca iu afruan golit.  I pari ishte i pasaktë, ndërsa në rastin e dytë Hidi shpëtoi Teutën. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2-1.

Kategoria Superiore – Java 11

E premte, më 2 nëntor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak

Teuta – Tirana 2-1
Shënues:
Bicaj 70′, 72′ /Hasani 28′

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Bicaj, Beqja, Osmani, Sidibe, Avdyli (Kamara 46′), Kallaku (Gashi 76′), Progni (Ndreca 92′), Latif. (Të gatshëm: Çeleski, Ndreca, Gashi, Qato, Kruja, Vila, Kamara). Trajner: Bledi Shkëmbi.

Tirana: Lika, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Daja (Mauexhe 78′), Kobina, Hasani, Greca, Sentamu. (Të gatshëm: Abibi, Ismailgeci, Berisha, Cake, Mauexhe, Halili, Muçi). Trajner: Ardian Mema.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Ilir Tartari; Gjyqtarë linje: Kridens Meta, Emirion Sino

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Arianit Lulaj.
Karton i verdhë: Gjorgievski 81′

EPISODET

Po luhet pjesa e dytë…

87′ – Greca del i vetëm me portierin Hidi pasi i ikën Bicajt, portieri i Teutës bëhet shpëtimtar për ekipin e tij.

84′ – Sentamu i afrohet golit të barazimit. Sulmuesi i vjedh kohën Bicajt dhe me kokë e dërgon topin jashtë kuadratit.

76′ – Shkëmbi nxjerr Kallakun dhe në fushë zbret mesfushori Roni Gashi. Trajneri korçar do balancë në mesfushë për të ruajtuyr avantazhin deri në fund.

72′ GOL – Progni kroson nga një goditje dënimi, topi në zonë shkon te mbrojtësi Bicaj dhe ky i fundit me kokë mposhti portierin Lika.

70′ GOL– Goditje këndi për Teutën, krosi në zonë devijohet me kokë nga Bicaj fillimisht dhe më pas nga Sidibe. Topi mbetet në zonë dhe mbrojtë lezhjan pranë vijës fatale e dërgoi në rrjetë.

67′ – kros në zonën e Tiranës, aty ku Sidibe e godet topin me kokë. Portieri Lika kontrolloi topin me lehtësi.

58′ – Kobinah provon nga distanca, i pasaktë mesfushori i Tiranës.

46′ – Shkëmbi bën zëvendësimin e parë. Seku Kamara hidhet në fushë në vend të Florent Avdylit

45+3′ – Asion Daja, brenda zonës nuk arriti të realizojë. mesfushori goditi, por topi u devijua nga portieri Hidi.

40′  – Sentamu kishte mundësinë të dyfishonte. Pasi shmangu Bicajn brenda në zonë, sulmuesi kërkoi portën. Por gjuajtja e tij ishte e pasaktë.

28′ GOL– goditje këndi, Hasani harkon në zonë dhe topi shkon në shtyllë dhe më pas nga Shkalla devijohet e përfundon në rrjetë.

25′ – Sentamu rikuperoi një top dhe shërbeu për Dajën. Mesfushori tentoi portën, por topi u devijua nga Osmani dhe më pas shkoi tek Edon Hasani. Shkodrani pranë portës goditi keq jashtë.

22′ – Eni Imami ka shkarkuar të majtën nga distanca, portieri Hidi e ka grushtuar topin në pamundësi për ta kontrolluar. Më pas zona është spastruar dhe rreziku është larguar.

18′ – Avdyli ekzekuton një goditje dënimi. Mesfushori kroson fort në zonë, aty ku gjen Latif Amadu. Sulmuesi e devijoi topin, por edhe pse ishte shumë pranë portës nuk e çoi dot në rrjetë. Pranë golit Teuta.

16′ – top pas shpines së mbrojtjes durrsake, përparon Greca i cili me një parabolë kaloi portierin Isli Hidi. Por shënjestra nuk ishte e duhura dhe shkoi pak larg kuadratit. Rasti më i mirë për gol.

13′ – goditje dënimi në favor të Teutës, kros në zonë për Bicajn. Hoxhallari u tregua më i shpejtë, duke e larguar në korne.

5′ – Sidibe provoi me një goditje potente në hyrje të zonës, por ishte i pasaktë. Topi jashtë kuadratit.

BANDEROLA – Një flamur kundër presidentit Refik Halili ka bërë që në Shijak të mos nisë ndeshja në orën 14:00. Ekipet bënë nxehje për rreth 15 minuta. Delegati ka urdhëruar që të hiqet banderola e shpalosur nga Fanatics.

15 minuta më pas ka ndërhyrë edhe policia, ndërkohë që Fanatics kanë hequr banerin e tyre në shenjë proteste. Ata nuk kanë pranuar të heqin flamurin kundër Refik Halilit dhe më pas janë larguar nga stadiumi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.