Mendohej se shtyrja e kampionatit do të favorizonte skuadrën e Kukësit, për shkak të numrit të shumtë të lojtarëve të dëmtuar. Gjithsesi verilindorët nuk do të jenë të plotë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, pasi Cuculi, Rrumbullaku, Musolli dhe Kordeiro nuk do të jenë gati për trajnerin Armando Cungu.
I fundit do të rikthehet për ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun dhe problemi kryesor për sfidën e radhës është krahu i majtë i mbrojtjes. Në stërvitje është provuar Olsi Teqja në atë pozicion dhe sikurse kuptohet Cungu nuk mund t’ia besojë formacionin të riut Xhemaili.
Fatmirësisht janë rikuperuar kapiteni Shameti dhe Valdet Rama, të cilët patën probleme gjatë javës dhe shtyrja e kampionatit ju erdhi në ndihmë. Në sfidën me Partizanin Kukësi do të jetë më i plotë, pasi edhe periudha e pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtares i vjen në ndihmë të dëmtuarve.