“CR7 një pensionist, Sarri mendonte vetëm për vete!”

Ditët e fundit e kemi parë të bëjë “show” mediatik me deklaratat e tij. Presidenti i Napolit, De Laurentis këtë herë e ka me blerjen e bujshme të Juventusit, Kristiano Ronaldon.  Për numrin një të napoletanëve shpenzimi i aq shumë milionave për një lojtar në fund të karrierës është diçka e kotë dhe e rrezikshme.

Edhe pse në testimet e fundit fizike, Ronaldo doli me parametrat e një 20-vjeçari, përsëri De Laurentis mendon se CR7 tashmë është një lojtar në “perëndim”.  “Të shpenzosh kaq shumë para për një lojtar në fund të karrierës me duket diçka e rrezikshme. Le të kujtojmë se Ronaldo është një futbollist i madh në moshë dhe për bilancet e klubit shpenzimi i një shume aq të madhe përben një risk financiar”,- u shpreh napoletani.

Më tej për mikrofonat e emisionit “La verità”, ai shtoi: “Pyes veten nëse suksesi sportiv apo komercial do të triumfoj. Nëse filloni të paguani shuma të tilla absurde, herët a vonë kjo do t’ju kthehet kundër.”

KOMENTI PËR SARRIN –  Presidenti i Napolit më pas vazhdoi të flasë për ish-trajnerin Mauricio Sarri, i cili tashmë ka kaluar te Çelsi: “Jam i lumtur, sepse Ançeloti promovon gjithçka dhe gjithkënd. Sarri? Nëse keni lojtarë me klauzola 60 milionë dhe nuk i ke pjesë të planeve të tua, ata dëmtojnë veten dhe ekipin. Kuptova se nuk ishte e gjatë me Sarrin kur më tha: ‘Nuk e di nëse mund të bëj më mirë me këta lojtarë’. Sarri kishte hyrë në pjesën ku trajneri mendon për veten e tij. E pyeta se çfarë dëshironte të bëja këtë vit, por nuk mora përgjigje. Heshtja e tij ishte një sjellje e paedukatë, por unë nuk u ofendova. E kam parë atë duke luajtur vetëm me një stil loje. Le të shohim se çfarë do të bëjë ai në Angli”,- përfundoi fjalën e tij, presidenti De Laurentis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online