E ardhmja e Vidal, Rumenige: E kemi vendosur!

Është e qartë, Bajerni i Mynihut pritet që të shesë dy ose një mesfushor, pasi nën urdhrat e trajnerit Niko Kovaç janë disa të tillë dhe kërkohet që të ruhen balancat në ekip. Për t’ia lehtësuar disi punën stafit teknik, drjetuesit po mendohen mirë se kush do të jetë ai që do të lërë Mynihun.

Arturo Vidal është një nga më të përfolurit dhe kartoni i tij vlerësohet 30 milionë euro. Interi dhe Napoli në Itali kërkojnë shërbimet e tij, por Zikaltrit po këmbëngulin më shumë. Trajneri Luçiano Spaleti e do në ekipin e tij kilianin dhe gjermanët janë gati ta lëshojnë, edhe pse nuk e shprehin hapur.

Karl Hainc Rumenige është ai që ka folur, por lë gjithçka në ajër kur pyetet për mesfushorin e Kilit. “Vidal? E kemi thënë disa herë se kemi një ose dy mesfushorë më tepër në ekip. Nuk mund të them akoma kush do të largohet, por me siguri ne do të punojmë për këtë”, ka thënë mes të tjerash Rumenige.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online