Kristiano Ronaldo po merret me merkaton e Juventusit. Ylli portugez e di mirë se nevojiten lojtarë me cilësi, por edhe me eksperiencë për të ndihmuar bardhezinjtë në fitimin e Champions Ligës.
Pas finales së Ligës së Kombeve ftoi De Ligt që të pranojë ofertën e Juventusit, ndërsa tani i është rikthyer një dëshire të vjetër të Juventusit. Flasim për Marselon, brazilianin e Realit.
Mbrojtësi i majtë është një ndër miqtë më të ngushtë të Ronaldos dhe ky i fundit ka nisur sërish “sulmet” për ta bindur që të transferohet në Torino. 31-vjeçari është lëkundur sipas raportimeve të mediave italiane dhe po mendohet.
Shkak është bërë interesimi i “Los Blancos” për Ferland Mendi. Akordi me 24-vjeçarin e Lionit, i cili luan në të njëjtin rol me brazilianin, është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Diçka e tillë do shtonte konkurrencën dhe Marselo po tundohet nga ideja për t’u bashkuar me shokun e tij të ngushtë te kampionët e Italisë.