Çmimet individuale “rrebesh” te Liverpuli, të kuqtë në formë të shkëlqyer

Skuadra e Liverpulit ruan me meritë kreun e renditjes në Premier Ligën angleze dhe të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop, kanë kaluar një muaj dhjetor fantastik.

Fundviti për skuadrën e “Merseyside” ka qenë fantastik, ku arritën të merrnin 7 fitore në po kaq takime. E si pasojë, çmimet për ta nuk kanë munguar.

Jurgen Klop është shpallur trajneri i muajit dhjetor në Premier Ligë, çmim të cilin e ka marrë sot. Puna e strategut gjerman ka qenë e jashtëzakonshme dhe e ka shndërruar skuadrën e tij në favorite absolute për triumf në kampionatin anglez.

Po ashtu, edhe mbrojtësi Virxhil Van Dajk ka marrë një çmim individual, duke u shpallur si lojtari më i mirë i muajit të fundit të vitit 2018. Këto dy çmime vijnë pas çmimit që mori Salah pak ditë më parë, ku u shpall lojtari më i mirë afrikan i vitit 2018. Të kuqtë në formë të shkëlqyer…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online