Çmenduri e Wilder, refuzon 100 milionë dollarë dhe shmang duelin me Joshua

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Deontay Wilder ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 100 milionë dollarësh. Boksieri amerikan do të mbajë nesër një konferencë për shtyp, ku do të shpjegojë të ardhmen e karrierës së tij.

Oferta për 34-vjeçarin ishte bërë nga grupi mediatik “DAZN” dhe në të ishin të përfshira 3 duele, ku dy të fundit do të ishin me kampionin e botës Anthony Joshua.

Wilder mban prej më shumë se tri vitesh brezin kampion bote të konfederatës “WBC”, titull ky që është i vetmi që pengon Anthony Joshua-n të shpallet kampion bote i padiskutueshëm, pasi anglezi ka grumbulluar në harkun e katër viteve brezat kampion bote të konfederatave “WBO”, “WBA”, “IBF”, “IBO”.

Kundërshtari i ardhshëm i Wilder do të jetë amerikani Dominic Breazeale, dueli midis të dyve do të zhvillohet gjatë muajve të verës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *