Çmenduri e Perezit, ofron Iskon dhe miliona për “diamantin” e Juventusit

Real Madrid është i gatshëm që të bëjë një çmenduri për yllin e Juventusit, Paolo Dibala. Ekipi i Solarit po mendon që të përdorë si karrem lojtarin, i cili nuk  preferohet aspak nga tekniku spanjoll. Bëhet fjalë për Iskon, i cili nuk po kalon një sezon të mirë në “Bernabeu” dhe largimi i tij i mundshëm drejt ekipit të Juventusit, do ta ndihmonte për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet.

Florentino Perez, duket gati të bëjë një çmenduri për të arritur te Dibala, teksa përveç kartonit të Iskos, thuhet të ofrojë në pjatë për drejtuesit e Juventusit edhe 60 milionë euro. Sipas asaj që raportohet nga “Don Ballon”, numri një i klubit madrilen, duket i vendosur për ta marrë “La Yoyan” në Madrid.

Ndërkohë, Isko është prej kohësh në radarët e ekipit torinez dhe kjo duket një mundësi mjaft e mirë për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit. Vlera e mesfushorit ka rënë shumë së fundi, ku kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro. Në rast se një transferim i tillë ndodh, do të ishte padyshim një ndër lëvizjet më të bujshme në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online