Cikalleshi: Humbja e fundit na ka djegur, por duam të reagojmë

Sokol Cikalleshi është një kuqezinjtë më në formë në qarkullim dhe prej tij pritet shumë në Izrael. Natyrisht, sulmuesi me kombëtaren nuk ka pasur shumë shans dhe ka më shumë shtylla se gola, ndërkohë që vuan edhe faktin që shpesh alternohet me Sadikun në sulm, duke luajtur shumë rrallë së bashku.

Nga Turqia, ku kombëtarja po përgatitet për ndeshjen në Izrael, Cikalleshi ka folur për momentin e kombëtares dhe të ardhmen e vet.

Më në fund ti e Sadiku bashkë, edhe pse jo në fushë.

Është një pyetje e bërë shpesh, por janë vendime që i përkasin trajnerit, ai vendos.

Gola ke shënuar shumë, por ende jo gola me peshë në kombëtare.

Futbolli ka nevojë për shumë punë, por do edhe shumë fat. Të gjithë e dinë që në eliminatore nuk kam pasur fat. Do të vazhdoj të jap më të mirën në fushë dhe uroj që të gjej sa më shpejt golat.

Kalimi tek Akisari, nuk ishin të kënaqur te klubi i mëparshëm?

Në fakt, jo se te Bashakshehuiri nuk ishin të kënaqur, shënova 13 gola sezonin e shkuar. Sezoni aktual ishte më i vështirë, pata më pak hapësira, ndaj në janar vendosa që të pranoj transferimin tek Akisari, për të luajtur rregullisht. Jam shumë i lumtur, bëra zgjedhjen e duhur.

Në klub shënon rregullisht, në kombëtare ke një ngërç. Është psikologjik, apo ka lidhje me skemën dhe mënyrën si luajmë?

Në nivel klubi është më ndryshe, skema është më sulmuese, shanset për gol janë më të shumta. Në kombëtare luajmë vetëm me një sulmues dhe kjo skema na ka dhënë rezultate. Për një sulmues shihen statistikat dhe golat, por në kombëtare kam goditur shpesh shtyllat dhe loja nuk më është shpërblyer si duhet. Nuk dua të justifikohem me fatin, por thjesht shpresoj që të më eci pak më shumë dhe që nga ndeshja kundër Izraelit shpresoj të zhbllokohem.

Në fund të vitit të shkuar nuk u grumbulluat, si e përjetuar atë situatë dhe a patët kontakte me trajnerin?

Në kombëtare luajnë lojtarët më në formë dhe në atë periudhë unë po luaja pak te klubi im. Nuk ishte një periudhë e mirë, por ishte vetëm një grumbullim dhe u riktheva, kjo është më e rëndësishmja. Kur karrierë ka një moment negativ, duhet të dish të kthehet më i fortë.

Rezultatet në rënie, goli po del me shumë vuajtje te Shqipëria.

Kombëtarja, me arritjen e madhe të kualifikimit në Europian, ka luajtur ndeshje spektyakolare, por fitoret tona kanë qenë gjithmonë minimale. Jemi kombëtare e vogël dhe vetëm puna në grup dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin na ka çuar aq larg. Rezultatet e fundit nuk janë të mira, por nuk duhet të harrojmë se kemi pasur përballë edhe mera tepër të fortë si Italia e Spanja. E kemi humbur disi agresivitetin që kishim para Europianit dhe humbja ndaj Luksemburgut na ka djegur disi, por futbolli është i tillë dhe gjithçka duhet pranuar. E rëndësishme është që kemi menjëherë shansin për të reaguar.

Skema, mos nuk ka qenë e përshtatshme?

Le të themi që në fushë duhet të bëjmë më shumë, këtë e kemi pranuar. Si kombëtare e vogël që jemi, vetëm me harmoni të plotë grupi dhe me agresivitet mund të marrim rezultate pozitive. Edhe në stërvitje po shihet ndryshimi dhe po mundohemi të japim më shumë, sepse kundër Izraelit është një ndeshje ku duhet të japim më shumë se 100%. Uroj të marrim rezultat pozitiv.

Jeni kthyer te Bashakshehiri, po e ardhmja?

Sipas kontratës, jam kthyer në Stamboll, por nuk është kthim përfundimtar, sepse dua të jem sulmues kryesor në ekip dhe aty është edhe Adebajor, një lojtar me cilësi mjaft të mira dhe me i rangut botëror, ndaj është një situatë e vështirë, edhe pse unë nuk dorëzohem. Statistikat e 6-mujorit të fundit tregojnë që unë kam shënuar më shumë gola se Adebajor, por sezonin e ardhshëm dua minuta dhe dua të jem sulmuesi kryesor, gjë që është paksa e vështirë të ndodhë te Bashakshehiri, edhe pse asgjë nuk është e mbyllur dhe shumë shpejt do të vendosim për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online