Sllovenia, “kockë e fortë” për tonat

Shqipëria e futbollit të femrave e ka humbur ndeshjen e parë miqësore në “Elbasan Arena”, ndërsa do të luhet përsëri të premten në mëngjes

Shqipëria e futbollit të femrave, e cila drejtohet nga Armir Grima, e ka humbur miqësoren e parë me Slloveninë, që është luajtur të martën pasdite në “Elbasan Arena”. Ekipi ynë kuqezi, që është tashmë është e kualifikuar për fazën tjetër eliminatore të Kampionatit Botëror “Francë 2019”, e humbi këtë miqësore me rezultatin 0-2, ndërsa golat për kombëtaren sllovene u shënuan nga Zver në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë me penallti dhe Zganec në të 67’. Federata Shqiptare e Futbollit, ndërkaq, ka planifikuar që të zhvillojë edhe një tjetër takim miqësor me kombëtaren e femrave të Sllovenisë, e cila do të luhet të premten në ora 10:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në përgjithësi ndeshja ka qenë e kontrolluar nga sllovenet, të cilat kanë ushtruar presion, ndërsa tonat e kanë pasur të vështirë ta nxjerrin topin nga zona e tyre. Rastet për shënim sporadike të tonave janë pak për të thënë që jemi në të njëjtin nivel me Slloveninë, e cila kështu, me shumë pjekuri, ia ka dalë të jetë fituese në këtë miqësore, ndërsa ka mbetur një “kockë e fortë” për kombëtaren tonë të femrave.

 

Trajneri i Shqipërisë

Grima: Ia dhuruam fitoren Sllovenisë

“Më vjen keq që nuk arritën një rezultat pozitiv, por dua të theksoj se synimi kryesor ishte që të perfeksionojmë skemat e lojës. Kishim mungesa të rëndësishme dhe u munduan të aktivizojmë pjesën më të madhe të lojtareve që kishim në dispozicion. Kundërshtarit ia dhuruam golat dhe rrjedhimisht dhe fitoren. Edhe dy raste për shënim që patën i shpërdoruam, përfshi këtu edhe rastin e penalltisë. Por nga pika e bardhë kanë gabuar shpesh edhe yjet e futbollit botëror. Kështu që nuk mund ta kritikojmë për rastin e shpërdoruar Rrahmanin. Rëndësi ka që ekipi është në rrugë të mbarë dhe në të ardhmen shpresojmë që rezultatet pozitive të mos mungojnë”, ka thënë Grima në përfundim të miqësores së parë me Slloveninë.

MIQËSORE

Shqipëri – Slloveni 0-2

Shënues: Zver 45’+2 (p), Zganec 67’

Shqipëria: Rexhepi (73’Raxhimi), Rrahmani, Gjini, Bajraktari, Curraj (60’Proto), Franja (71’Lulaj), Begolli (82’Kadolli), Jashari (60’Maliqi), Hashani (70’Halityaha), Doçi, Bajramaj Trajner: A.Grima

Sllovenia: Cevnik, Agres, Kos, Erman, Erzen, Cone, Tibaut (61’ Pintariç), Mori (46’Bratusa), Zganec, Zver, Ivanusha Trajner: R.Damir

Gjyqtarë: I.Myrtja, F.Borova, M.Sadikaj (Shqipëri)

Golat

45’+2 Në sekondat e fundit të shtesës prej dy minutash të pjesës së  parë vjen një ndërhyrje e parregullt e një prej lojtareve të Kombëtares së Shqipërisë në futboll për femra. Dhe Myrtja nuk ka hezituar për të akorduar penallti për Slloveninë. Godet mirë e bukur Zver, që ka shënuar në të majtë të Rexhepit dhe 0-1 për Slloveninë.

67’ Zganec, pasi ka marrë një pasim perfekt nga mesfusha, gjuan dhe topi përfundon në trekëndëshin e majtë të kuadratit të mbrojtur nga  Rexhepit dhe 0-2 për Slloveninë.

 

Fatmir Popja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online