Volejboll/ Shqipëria gati për Ligën e Evropës, biletat në shitje

Shqipëria e volejbollit të femrave tashmë është gati për Ligën e Evropës, ndërsa i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve të saj në sallën e re të Parkut Olimpik. Madje tashmë gjithçka është gati, ndërsa është shtruar dhe tarafleksi e sakaq kanë mbërritur dhe ekipet pjesëmarrëse, që janë Bjellorusia, Finlanda dhe Austria. E ndërkohë hyrja për në parkun olimpik do të jetë me bileta, të cilat do të jenë në shitje në hyrje të sallës sportive “Feti Borova”. E çmimi do të jetë 200 lekë të rinj. Ndeshjet do të luhen në ora 15:00 dhe ora 18:00, ndërsa Shqipëria do t’i ketë të tria takimet në të njëjtën orë edhe për të pasur më tepër publik dhe më shumë përkrahje. Dhe Shqipëria e volejbollit të femrave, ashtu sikurse më vonë dhe meshkujt pretendojnë që të bëjnë gjithçka mirë dhe të jenë në finalet e Ligës së Evropës.

Vokopola: Duam të paktën 2 fitore

Trajneri i kombëtares shqiptare, Albens Vokopola, duke folur në Supersport, ka ftuar tifozët ta ndjekin kombëtaren, pasi edhe skuadra është premtuese: “Ekipi është në formë të mirë fizike, po përgatitet seriozisht dhe shpresojmë të kemi sukses. Volejbolli është një sport i bukur, që kërkon kujdes dhe luftë për çdo pikë. Rezultatet? Synojmë të paktën 2 fitore, por pse jo, nëse është mundësia, të kualifikohemi.

Pozitive është që disa vajza luajnë jashtë Shqipërisë, sepse sjellin eksperiencë. Synimi është që lojtaret e ekipit kombëtar që luajnë në Shqipëri të ngjiten në nivel të tillë që të përfaqësohen në mënyrë dinjitoze në kombëtare, për të pasur mundësi që të transferohen jashtë shtetit. Luajmë në Parkun Olimpik, në një ambient modern dhe një sallë të re e të bukur, ndaj i ftojmë sportdashësit të na mbështetin”.

 

Kalendari i grupit A të femrave më 9-11 qershor në Tiranë

Dita e parë (9 qershor 2017)

Austri – Bjellorusi                   ora 15:00

Shqipëri – Finlandë                 ora 18:00

Dita e dytë (10 qershor 2017)

Bjellorusi – Finlandë               ora 15:00

Austri – Shqipëri                     ora 18:00

Dita e tretë (11 qershor 2017)

Finlandë – Austri                    ora 15:00

Bjellorusi – Shqipëri                ora 18:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online