Ylli francez i Mançester Junajtid, Antoni Marsial ka rinovuar me “Djajtë e kuq”, një kontratë e re që e mban në “Old Trafford” deri në vitin 2024. 23-vjeçari ishte një nga lojtarët më të kërkuar këtë merkato dhe me kontratën e tij që skadonte në fund të sezonit, ofertat ishin të shumta.
Skuadra favorite për të nënshkruar një para-kontratë me Marsial ishte Juventusi, që kërkonte të sillte edhe francezin së bashku me mesfushorin Ramsej. Gjithsesi, largimi i Murinjos ka bërë që Marsial të mendohet sërish për rinovimin dhe pasi i janë plotësuar kushtet financiare, ka rinovuar.
23-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë dhe mendohet se do të ketë një të ardhme të ndritur me “djajtë”, ndërkohë, Juventusi duhet të kënaqet vetëm me shërbimet e Aron Ramsej.