Tallje e hapur nga Disiplina, dënimet absurde për Kukësin e Skënderbeun

Komisioni i Disiplinës nuk di çfarë bën, ose e di shumë mirë dhe tallet me të gjithë aktorët e futbollit shqiptar. Klubeve mirë t’u bëhet, sa kohë rrinë e vetëm çojnë kartonët dhe nuk flasin. Nuk u dhimbsen milionat që hedhin për të mbajtur gjallë një futboll që mezi mbush ndonjë stadium në ndonjë derbi.

Të premten dhe të shtunën pamë lojtarë dhe arbitra që më shumë ruheshin të mos goditeshin. Në Korçë topat e borës ishin “arma”, kurse në Kamzë boçet e pishës. Denis Rexha e pësoi, më parë edhe Sefgjini ishte goditur. Në Korçë nuk shpëtoi asnjë. Gjithsesi Komisioni i Disiplinës i referohet nenit 66 pika 1 dhe për dy klubet ka vetëm gjoba në vlerën e 2 milionë lekëve.

KODI I DISIPLINËS  / Përgjegjësia për sjelljen e spektatorëve

Neni 66/1
1. Personat juridikë, shoqatat dhe/ose klubet mikpritëse të ndeshjeve janë përgjegjëse për sjelljen e gabuar të spektatorëve, pavarësisht se faji mund të kryhet me vetëdije apo pa vetëdije, dhe si rrjedhim dënohen me gjobë në çdo rast. Mund të vendosen edhe dënime të tjera në rastin e verifikimit të ngjarjeve të rënda.

Sikurse shihet më lart, Kukësi dhe Skënderbeu gjobën e kanë në xhep, por në Komisionin e Disiplinës duhet të kishin zbritur edhe pak më poshtë. Qartësisht thuhet, se në rast se goditet një zyrtar i ndeshjes, në rastin konkret në takimin Kukësi-Laçi ishte anësori që vuri duart mbi kokë pas goditjes së marrë. Loja u ndal dhe kjo është parë nga gjithë shqiptarët.

Komisioni i Disiplinës nuk ka parë gjë. Ndoshta as delegati nuk ka shkruar gjë, por klubet e tjera që shohin se si rregulloret shkelin me të dyja këmbët duhet të flasin para këtyre trajtimeve të klubeve me standarde të ndryshme. Se mos harrojmë edhe Skënderbeun, që gjithastu duhet të dënohej me katër ndeshje pa tifozë.

KODI I DISIPLINËS  / Përgjegjësia për sjelljen e spektatorëve

Neni 66/3, D
3. Sjellje e gabuar përfshin akte të dhunës ndaj personave ose objekteve, lëshimi ose hedhja e mjeteve ndezëse, përdorimi i dritave laser, përdorimi i dronëve, hedhja e fishekzjarrëve, paraqitja e parullave politike ose ofenduese të çfarëdolloj forme, shprehja e fjalëve ose zhurmave/tingujve ofenduese, ose hyrja në fushën e lojës. Në rastin e verifikimit të shkeljeve si më sipër ndaj personave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dënimet si më poshtë:

D ) në rastin e hedhjes së mjeteve ndezëse, hedhjes së fishekzjarrëve, hedhjes së gurëve ose sendeve të tjera brenda rrethimit të fushës së lojës, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, sanksionohen me ndalimin e zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës për jo më pak se 8 (tetë) ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online