Në kampionatin shqiptar të futbollit, gara për titullin kampion mori fund disa javë para fundit, por ajo për çmimin e golashënuesit më të mirë, vijoi deri në frymën e fundit. Rexhinaldo, Hasani dhe Shkurtaj zbritën në fushë në javën e fundit të kampionatit në kuotën e 11 golave, në baraspeshë totale.
Sulmuesi mozambikas qëndroi në krye, për shkak se kishte shënuar vetëm një gol me penallti, ndërsa Shkurtaj dhe Hasani nga dy. Roxher dhe Shtubina me nga 10 gola, mbanin pozitat 4 dhe 5. Hasani dhe Shkurtaj arritën të gjenin rrjetën edhe në javën e fundit të kampionatit, duke shkuar në kuotën e 12 golave, por Rexhinaldo shënoi një dopietë në sfidën kundër Kastriotit dhe mposhti rivalët e “Këpucës së Artë”, pasi triumfon me 13 gola të shënuar.