Mishel Platini kaloi vitet më të bukura të karrierës së tij me Juventusin dhe vazhdon të mbetet një tifoz i bardhezinjve. Ish-fantazisti ka folur për mediat italiane, duke u ndalur te dy goditjet e Juventusit: Adrien Rabiot dhe Matijs De Ligt.
I pari është zyrtarisht juventin dhe u mor pas harxhuar asnjë cent për kartonin e tij, ndërsa mbrojtësi holandez është shumë afër dhe pritet zyrtarizimi i tij nga çasti në çast.
“Rabiot është më shumë se një futbollist i mirë. Nuk është Mesi, por ka kualitet dhe luan në të gjithë fushën. Ai është një numër 8 i kohërave të vjetra, një ‘mezzala’ dhe jo një organizator.
De Ligt? A mund të tregohem i sinqertë? E njoh pak si futbollist, por shifrat 70, 100 dhe 200 milionë euro janë të ekzagjeruara. E blen një futbollist me miliarda dhe pas katër vitesh e humbet”, përfundon Mishel Platini.