Çështja “Naingolan”, Spaleti: Vendimet i merr dikush tjetër!

Çështja Naingolan-Inter është kryefjala e ditëve të fundit në Serinë A dhe në ambientin e klubit zikaltër. Lidhur me këtë, ditën e sotme ka folur numri një i pankinës, Luçiano Spaleti. Tekniku i Interit deklaroi se klubi ka rregulla dhe se këto rregulla duhet të zbatohen nga çdo lojtar.

Gjithashtu, Spaleti shtoi se nuk ndihet mirë për faktin se nuk do ta ketë gati Naingolan në një sfidë mjaft të rëndësishme, si ajo ndaj Napolit. Njëkohësisht, ai pranoi dhe se Interi është i presidentin Zhang dhe vendimet merren nga ai.

“Më vjen keq që nuk e kam të gatshëm në ndeshjen ndaj Napolit, sepse është një lojtar i fortë, por rregullat në klub janë më të rëndësishme. Ne varemi dhe jemi Interi i Zhang dhe Interi i Zhang mori këtë vendim. Unë duhet të respektoj rregullat. Pas ndeshjes, Naingolan do të rikthehet të jetë pjesë e skuadrës dhe do të japë kontributin e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *