Gasperini sfidë Ronaldos: Shpresoj ta shoh në fushë…

0

Ditën e nesërme, në orën 15:00, Atalanta e Etrit Berishës e Berat Gjimshitit do të presë kryesuesit e Juventusit, në një sfidë mjaft të fortë. Ecuria e Juventusit ka qenë thuajse perfekte, teksa janë shpallur dhe kampionë dimri, ndërsa Atalanta ndodhet në vendin e nëntë, me katër pikë më pak se zona Champions.

Në kuadër të sfidës, për mediat ka folur numri një i paniknës së bergamaskëve, Xhanpiero Gasperini. Tekniku italian e sheh si një sfidë të vështirë atë ndaj Juves, si dhe ndjen keqardhje për mungesat e shumta që do të ketë, sidomos në fazën mbrojtëse. Gjithashtu, Gasperini bën dhe një ironi në lidhje me Kristianon, duke thumbuar portugezin.

“Është një ndeshje që pritet me entuziazëm, pasi ndeshemi me një ekip që po thyen rekorde, duke fituar 16 nga 17 ndeshjet e luajtura. Do të përpiqemi të bëjmë mirë, pavarësisht se kemi mungesën e tre lojtarëve të rëndësishëm për këtë ndeshje. Gjithsesi, jam i sigurt që zëvendësismet do të japin më të mirën”.

 

“A më shqetëson Kristiano Ronaldo? Shpresoj që ta shoh në fushë…”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.