“Çështja Boateng”, Alaba paralajmëron Bajernin: Mos e shisni!

E ardhmja e Zherom Boateng pritet të mësohet gjatë orëve të ardhshme. Qendërmbrojtësi gjerman është shumë pranë kalimit te PSG-ja. Drejtuesit e Bajernit duan 50 milionë euro për kartonin e tij, çmim ky që i tundon shumë kampionët e Francës.

Por, për austriakun David Alaba, shitja e Boateng do të ishte një gabim i pafalshë, pasi sipas tij, 29-vjeçari ka ende shumë për të dhënë për Bajernin: “ Të gjithë në skuadër shpresojmë që ai të qëndrojë. Ai është një ndër lojtarët tanë më të rëndësishëm, si në fushën e lojës, por edhe jashtë saj”

“Ai erdhi në Mynih si një mbrojtës mesatar, por me kalimin e viteve tregoi se me punë mund të kapësh majat. Do të ishte e turpshme që ai të largohej, pasi bëhet fjalë për një lojtar që është ndër më të mirët në planet në pozicionin e tij”, tha Alaba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online