Çelsi duket se ka finalizuar blerjen e dytë pas Kristian Pulisiç, me blutë e Londrës që do të shpenzojnë plot 50 milionë euro.
Bëhet fjalë për Mateo Kovaçiç, për të cilin ishte në garë edhe Interi, me zikaltrit që ëndërronin rikthimin e bujshëm të kroatit.
#Kovacic will stay at @ChelseaFC: agreement with @realmadrid for a permanent deal, €50M (bonus included) @SkySport @SkySportsPL @SkySportsNews
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) 26 juin 2019
Gjithsesi, duket se gjithçka është mbyllur sipas asaj që raporton Di Marzio, me londinezët që kanë derdhur në arkat e Realit plot 50 milionë euro dhe Kovaçiç do të firmosë përfundimisht me Çelsin.